Sport Shqiptar

Selektori i Kosovës: Jam i zhgënjyer me rezultatin

Primoz Gliha

Primoz Gliha ka debutuar me humbje në stolin e trajnerit të Përfaqësueses së Kosovës.

Dardanët u mposhtën 0-2 nga Jordania dhe Gliha është shprehur i zgjënjyer me këtë rezultat – pas ndeshjes, shkruan Shqip.com

“Jam i zhgënjyer me rezultatin sepse kishim shumë raste dhe nuk shënuam.Krijuam shumë raste, por nuk patëm fat, por ndoshta do ta kemi në ndeshjen e ardhshme. Në futboll kur krijon raste, do të thotë që kemi luajtur mirë. Por kur filloni të shënoni gola atëherë duket më e dukshme”, tha ai ndër të tjera.

Primoz gjithashtu shtoi se në Greqi do të udhëtojnë me të njëjtin mentalitet.

Primoz Gliha

“Do të flas me ekipin për të gjetur një zgjidhje. Do të shkojmë të luajmë në Greqi me të njëjtin mentalitet”, u shpreh për fund ai.

Ndeshjen e radhës, Kosova e zhvillon me 14 nëntor, ku do udhëtojë në Athinë për tu përballur ndaj Greqisë – në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katari 2022”.

Aktualisht, Dardanët gjendet në pozitën e fundit në Grupin B, me vetëm katër pikë, pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara./Shqip.com