Lajme Ballkan

Selakoviq : Plani i konsultimit me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Rusisë është nënshkruar që nga viti 1996

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq

Në margjinat e sesionit të 77-të OKB-së Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq dhe ai i Rusisë, Sergey Lavrov arritën të nënshkruajnë një marrëveshje për të koordinuar politikën e jashtme.

Por Selakoviq është munduar ta arsyetojë nënshkrimin e marrëveshjes që ka bërë me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov.

Ai ka thënë se plani i konsultimit me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Rusisë është nënshkruar që nga viti 1996 dhe se është çështje teknike dhe se nuk ka politikë të sigurisë si temë e konsultimit, raporton Kosovaonline.

“Është një dokument që është nënshkruar që nga viti 1996, është një çështje teknike, e cila sidomos këtë vit përveç konsultimeve bilaterale që kanë të bëjnë me Kombet e Bashkuara dhe që është veçanërisht e rëndësishme për ne për shkak të Kosovës dhe Metohisë, ekziston. asnjë konsultim për sigurinë si temë politike”, theksoi ai.

Lidhur më këtë marrëveshje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që ka thënë se kryeqendrat perëndimore duhet të alarmohen.

Ai ka thënë se Vuçiq përveç se nuk e njeh Kosovën, ai nënshkruan edhe marrëveshje bashkëpunimi me Rusinë dhe kjo sipas tij duhet t’i alarmojë kryeqendrat perëndimore-demokratike.

“Ne përballemi me fqinjët verior, që udhëhiqet nga një president i frikës dhe i kërcënimit, që përveç se udhëheq me një shtet në mënyrë jo demokratike dhe nuk e njeh Kosovën dhe krimet të cilat i ka kryer regjimi i Millosheviçit në Kosovë”, ka thënë Kurti.

Edhe Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, e ka quajtur skandal të rëndë marrëveshjen Rusi-Serbi./Shqip.com