Lajme

Sefaj-Muratit: Siç ka thënë kryeministri Kurti, ndoshta mundesh, por pastaj nuk mundesh

Anëtari i këshillit Grevist dhe Përfaqësues i Shoqatave Sindikale të nivelit qendror, Ali Sefaj i ka reaguar Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati lidhur me deklaratat e tij.

Sot gjatë ditës, Murati ka deklaruar në një konferencë për media se ka thënë se grevistët do të paguhen për aq ditë sa kanë punuar dhe jo për kohën sa kanë qenë në grevë.

Lidhur më këtë deklarata Sefaj përmes një reagimi në rrjetin social i ka kujtuar Muratit një deklaratë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Lexo edhe:
Murati: Nuk do të paguhen grevistët, nëpër botë grevistët paguhen nga sindikatat

“Siç ka thënë kryeministri Kurti, ndoshta mundesh, por pastaj nuk mundesh”, ka shkruar Sefaj.

Disa ditë më parë, ishte bërë publike komunikimi midis Ministrisë së Financave dhe Sindikatës lidhur me pezullimin e pagave.

Në bazë të emali-it, Ali Sefaj-Anëtar i këshillit Grevist dhe Përfaqësues i Shoqatave Sindikale të nivelit qendror ka kërkuar që të krijon kushte dhe të mos pengohet greva.

Lexo edhe:
Ministria publikon komunikimin me sindikatën, këmbëngul në pezullim të pagave

Po ashtu në letrën e Sefaj është bërë e ditur se greva do vazhdoj deri në realizimin e kërkesave të shërbimit civil./Shqip.com