Lajme

Murati: Nuk do të paguhen grevistët, nëpër botë grevistët paguhen nga sindikatat

Ministri i Financave, Punës dhe Transferëve, Hekuran Murati ka thënë se grevistët do të paguhen për aq ditë sa kanë punuar dhe jo për kohën sa kanë qenë në grevë.

Përmes një konferencë për media, Murati tha se grevistët do të duhej që të paguheshin nga sindikatat për kohën sa janë në grevë.

“Përderisa e drejta e grevës është e garantuar, praktikat nuk e obligojnë punëdhënësin për aq kohë sa është në grevë, grevistët të paguhen. Kur punëtorët hyjnë në grevë, ata duhet të paguhen nga sindikatat. D.m.th. çdo sindikatë, kontributet që mbledhë nga anëtarët e saj e krijon fondin për greva dhe në rasti kur vendoset nga sindikata që të hyjnë në grevë, punëtorët kompensohen nga ai fond për ditët që nuk janë në punë”, tha Murati.

Tutje, Murati tha se vetëm Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Kulturës (SBASHK) ka thënë se vetëm për pesë vjetë ka mbledhur mbi 3.2 milionë euro nga anëtarësia.

“Në pesë vitet e fundit SBASH-u 3 milionë e 148 mijë e 721 euro e 53 cent. Pra janë gati 3.2 milionë euro që në pesë vitet e fundit ka marrë në emër të anëtarësisë dhe prandaj ata duhet pyetur se çfarë ka ndodhur me këto mjete”.

Tutje, Murati tha se do të digjitalizohet mundësia e përditësimit për sindikatat përmes platformës e-Kosova për asryeje se shumë sindikata nuk i kanë përditësuar anëtarët./Shqip.com