Kulturë

Salman Rushdie ndër favoritët për çmimin Nobel në letërsi këtë vit

Salman Rushdie/ REUTERS

Autori i njohur dhe fituesi i një sërë çmimesh më të mëdha letrare në botë, Salman Rushdie, tani është ndër favoritët për të fituar çmimin Nobel për letërsinë e këtij viti.

Çmimi i këtij viti do të shpallet të enjten dhe do të shkojë për “personin që do të ketë prodhuar në fushën e letërsisë veprën më të spikatur në një drejtim ideal”.

Çmimi vendoset nga Akademia Suedeze, një grup prej 18 personash që përbëhet nga shkrimtarë, gjuhëtarë, studiues të letërsisë, historianë dhe një jurist të shquar.

Çmimi është çmimi më prestigjioz i letërsisë në botë, me fituesin që merr 10 milion SEK (1 milion £).

Lexo edhe:
Rushdie: Autori që u kërcënua me vdekje për përmbajtjen e romanit “Vargjet Satanike”

Faqja e basteve Nicer Odds , e cila krahason shanset nga një sërë basteshkruesish, tregoi se shanset më të ulëta për të fituar Rushdie ishin 13/2.

Nëse ai fiton, 75-vjeçari britanik do të jetë shkrimtari i parë me origjinë indiane që fiton që kur poeti Rabindranath Tagore mori çmimin në 1913.

Gjithashtu në listën e çmimit Nobel për letërsinë e Nicer Odds së bashku me Rushdie të martën ishte autori francez Michel Houellebecq, po ashtu Annie Ernaux dhe Anne Carson tregonte shanset 4/1.

Lexo edhe:
Sulmohet autori Salman Rushdie, ai mund të humbasë njërin sy

Kujtojmë që autori Salman Rushdie, u sulmua dhe u godit me thikë të paktën dy herë derisa po mbante një ligjëratë në institutin rinor e kulturor “Chautauqua” në jugperëndim të New Yorkut.

/Shqip.com