Kulturë

Rushdie: Autori që u kërcënua me vdekje për përmbajtjen e romanit “Vargjet Satanike”

Salman Rushdie/ REUTERS

Gjatë një karriere letrare që përfshin pesë dekada, autori Salman Rushdie ishte i njohur për kërcënimet me vdekje që linden për shkak të përmbajtjes së romanit “Vargjet Satanike”.

Romancieri është një nga autorët britanikë më të famshëm dhe më të suksesshëm të të gjitha kohërave.

Romani i tij “Vargjet Satanike”, i botuar në vitin 1988, u bë vepra e tij më e diskutueshme – duke sjellë trazira ndërkombëtare të paprecedentë në përmasat e saj.

Në botën islame, shumë myslimanë reaguan me tërbim ndaj botimit të librit, duke argumentuar se portretizimi i profetit Muhamed ishte një fyerje e rëndë për besimin e tyre.

U bënë kërcënime me vdekje ndaj Rushdie, i cili u detyrua të fshihej dhe qeveria britanike e vendosi nën mbrojtjen e policisë.

Irani ndërpreu marrëdhëniet me Britaninë e Madhe në shenjë proteste dhe udhëheqësi suprem i vendit, Ayatollah Ruhollah Khomeini, nxori dekret duke bërë thirrje për vrasjen e romancierit në vitin 1989 – një vit pas botimit të librit.

Romani shkaktoi tensione te disa myslimanë, të cilët e konsideruan përmbajtjen e tij si blasfemi.

India ishte vendi i parë që e ndaloi atë. Pakistani ndoqi shembullin, ashtu si edhe vende të tjera myslimane dhe Afrika e Jugut.

Romani u vlerësua në shumë qarqe dhe fitoi çmimin Whitbread për romane. Por reagimi ndaj librit u rrit dhe dy muaj më vonë, protestat në rrugë morën vrull.

Disa myslimanët e konsideruan atë një fyerje për Islamin.

Në janar 1989, myslimanët në Bradford dogjën ritualisht një kopje të librit.

Protestat kundër reagimit ekstrem mysliman u mbështetën nga vendet e BE-së, të cilat të gjitha tërhoqën përkohësisht ambasadorët e tyre nga Teherani.

Autori u sulmua të premtën më thikë gjatë një ligjërate.