Kulturë

Sulmohet autori Salman Rushdie, ai mund të humbasë njërin sy

Autori i njohur dhe fituesi i një sërë çmimesh më të mëdha letrare në botë, Salman Rushdie, u sulmua dhe u godit me thikë të paktën dy herë derisa po mbante një ligjëratë në institutin rinor e kulturor “Chautauqua” në jugperëndim të New Yorkut.

“Salman ka të ngjarë të humbasë njërin sy, nervat në krahun e tij janë prerë dhe mëlçia e tij është goditur me thikë dhe dëmtuar,” tha Wylie për Times.

I dyshuari u identifikua si Hadi Matar, 24 vjeç, nga Fairview, Nju Xhersi, tha komandanti i trupave të policisë së shtetit, në një konferencë shtypi të premten në mbrëmje, raporton CNN.

Policia po punon me FBI-në dhe autoritetet lokale për të përcaktuar motivin.

Autoritetet po punojnë gjithashtu për të marrë urdhra kërkimi për disa sende të gjetura në vendngjarje, duke përfshirë një çantë shpine dhe pajisje elektronike.

Rushdie po prezantohej rreth orës 10:45 kur ndodhi sulmi, sipas një dëshmitari, i cili tha se dëgjoi të bërtitura nga audienca. Ai tha se një burrë me një këmishë të zezë dukej se po “grushtonte” autorin. Dëshmitari, i cili ishte 75 metra larg skenës, nuk e dëgjoi sulmuesin të thoshte asgjë apo të pa ndonjë armë.

Disa njerëz në audiencë vrapuan për të ofruar ndihmë, ndërsa të tjerët shkuan pas sulmuesit, tha dëshmitari. Policia e Shtetit tha se një mjek që ishte në audiencë gjatë ngjarjes i dha ndihmë Rushdie.

Autoritetet besojnë se i dyshuari ishte i vetëm, por po hetojnë për t’u siguruar.

Salman Rushdie ka më shumë se tri dekada që përballet me një urdhër për t’i marrë jetën.

Libri për autorin e të cilit është kërkuar dënim me vdekje në vitin 2014 kishte mbërritur edhe në shqip “Vargjet satanike”.