Kulturë

“Sa shumë kam jetuar pa jetuar. Sa shumë kam menduar pa menduar”

Si shumë shkrimtarë të tjerë edhe Fernando Pessoa, arriti famën pas vdekjes së tij.

Vepra e tij më e njohur “Libri i shqetësimit’, u gjet në fragmente pas vdekjes

“Libri i shqetësimit”, vjen në formën e ditarit imagjinar të cilin ai e punoi me vite, por nuk e mbaroi kurrë, aq më pak e botuar.

“Këto janë rrëfimet e mia dhe nëse nuk them asgjë në to, është sepse nuk kam asgjë për të thënë”, kishte thënë ai.

Nëse një shkrimtar nuk është asgjë, nuk bën asgjë dhe nuk ka asgjë për të thënë, për çfarë mund të shkruajë? Por, si shpërthimi i madh, i cili nuk mori pothuajse asgjë dhe e ktheu atë në një kozmos, fuqia shkrirëse e imagjinatës së Pessoas doli se kishte nevojë për shumë pak lëndë të parë për të punuar.

Shumicën e shkrimeve të tij, ai i kishte publikuar në revista të ndryshme. Ai ishte i përfshirë në disa ndërmarrje letrare, duke përfshirë një revistë të famshme, Orpheu, e cila, megjithëse botonte vetëm dy numra, konsiderohet përgjegjëse për futjen e modernizmit në Portugali. A

i botoi vetëm një libër gjatë jetës së tij – “Mesazhi”, një përmbledhje me poezi të frymëzuara nga historia portugeze, e cila u shfaq në vitin 1934. Ai ishte një figurë e njohur në botën letrare të Lisbonës.

Fragment nga “Libri i shqetësimit” të Fernando Pessoa.

Jeta është një udhëtim eksperimental i filluar pa dashje . Është një udhëtim i shpirtit përmes lëndës, dhe duke qenë se është shpirti ai që udhëton, brenda tij ne jetojmë. Pra ka shpirt soditës që kanë jetuar më intensivisht, më gjerësisht, më stuhishëm se të tjerët që kanë jetuar jetën e jashtme.

Rëndësi ka rezultati. Çka kemi ndje edhe çka kemi pa. Kthehesh i lodhur nga një ëndërr ashtu si nga një punë reale. Nuk ke jetuar kurrë aq shumë sa kur ke menduar shumë. Ai që rri në një kënd të sallonit vallëzon me të gjithë vallëzuesit.

Ai sheh gjithçka dhe duke qenë se sheh gjithçka jeton gjithçka. Dhe meqenëse gjithçka, tek e fundit, është një ndjesi e jona, vlen njësoj prekja e një trupi si shikimi i tij a rikujtim i tij. Unë vallëzoj kur shoh tek vallëzohet. Mund të them, si poeti  anglez që i shtrirë mbi bar sheh që larg tre korrës: ka edhe një kalorës të katërt, dhe ai jam unë.

Krejt kjo, thënë si e ndjej, i vjen për shtat lodhjes së madhe në dukje pa shkak që paska zbritur sot papandehur mbi mua. Jo vetëm jam i lodhur por edhe i hidhëruar, gjithaq edhe hidhërimi më është i panjohur.

Nga ankthi që provoj në zgrip të lotëve: jo nga lotët që derdhen, por lotët që mbahen, lot të një dhembjeje të shpirtit, jo të një dhembjeje shqisore.

Sa shumë kam jetuar pa pasë jetuar. Sa shumë kam menduar pa pasë menduar.

Flej atë që mendoj, jam rrasur ndër teshat e gjumit dhe ec, vuaj dhe ndjej. Malli im i madh është për asgjë, është asgjë, si qielli i lartë që s’po shoh e po e vështroj në mënyrë pavetore.