Rozë

S4MM anulon koncertin në Strugë

Reperi S4MM

Reperi nga Tetova, S4MM, ka anuluar koncertin i cili ishte planifikuar të mbahej me datë 27 nëntor në Strugë.

Kjo sepse vendi ka shpallur ditë zie për aksidentin tragjik që ndodhi në Bullgari.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë reperi me anë të një postimi të shpërndarë në rrjete sociale.

“Për shkak rastit të ndodhur anulohet koncerti me datë 27.11 në Strugë”, ka shkruar ai.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shpallur të martën tri ditë zie kombëtare pas aksidentit me autobus në Bullgari, që la të vdekur të paktën 46 persona.

Ndërkaq, e mërkura e 24 nëntorit në Kosovë është ditë zie shtetërore në nderim të viktimave të këtij aksidenti tragjik.

Shkaqet e aksidentit janë akoma të paqarta, por tashmë kanë nisur hetimet./SHQIP.com