Lajme

Rusia në prag të falimentimit, dëshiron të shtetëzojë pronat e kompanive të huaja

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin

Pasi kompani të ndryshme njoftuan se do të ndërpresin prodhimin në Rusi, vendi dëshiron të shtetëzojë pronat e tyre të paluajtshme dhe asete të tjera. Në këtë mënyrë, vendi i dobësuar ekonomikisht dëshiron të parandalojë falimentimet dhe rritjen e papunësisë.

Komisioni Legjislativ rus ka miratuar një paketë të dytë të masave të mbështetjes ekonomike, raporton agjencia shtetërore ruse e lajmeve Ria.

Ndër të tjera, masat parashikojnë edhe shtetëzimin e pasurisë së kompanive dhe organizatave të huaja , siç shkruan partia “Rusia e Bashkuar” në kanalin e saj Telegram.

Masat prekin veçanërisht ato kompani që kanë njoftuar që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës se do të ndalojnë prodhimin e tyre në vend dhe do të tërhiqen nga tregu rus. 

Lexo edhe:

Nëse një kompani zotërohet më shumë se 25 për qind nga njerëz që janë qytetarë të të ashtuquajturave “vendet jomiqësore” , duhet të futet një “administratë e jashtme” atje.

Prandaj, këta punëdhënës do të kenë pesë ditë kohë për të refuzuar administrimin e jashtëm dhe për të rifilluar operacionet. Ndryshe, kompanitë do të drejtoheshin nga shteti për tre muaj dhe më pas do të shiteshin ose do të shpërndaheshin, siç shkruan në Telegram sekretari i Këshillit të Përgjithshëm të partisë Rusia e Bashkuar.

Së fundmi, disa kompani kanë njoftuar se do të ndalojnë biznesin e tyre në Rusi, duke përfshirë  Ikea dhe VW , ndër të tjera . 

Kompania zvicerane Lindt & Sprüngli gjithashtu po mbyll dyqanet në Rusi për momentin, siç shkroi kompania të mërkurën./Shqip.com