Ekonomi Biznes

Rritet numri i vizitorëve në Kosovë, prijnë nga Shqipëria

Në shkurt 2024, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) në Hotele ishte 48 038, prej tyre 42,1%, ishin vendorë dhe 57,8% ishin të jashtëm.

Krahasuar me muajin shkurt të vitit 2023 (sa ishin 39 975 vizitorë) kishte rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në Hotele për 20,2%.

Numri i net-qëndrimeve ishte 105 267, prej tyre 50,7% nga vendorët dhe 49,2% nga të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve te brendshëm në Hotele e kishte rajoni i Prishtinës me 11 233 vizitorë dhe me 18 326 net-qëndrime.

Sa u përket vizitorëve të huaj krahasuar me periudhën paraprake (Shkurt 2023) ka rritje te vizitoreve për 35,6%.

Në total 48 038 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh është nga: Shqipëri, Gjermania Zvicra, Turqia etj.

/Shqip.com