Rozë

“Lidhja” e pretenduar, Erjola sqarohet me Heidin

Prej disa ditësh është përfolur se mes Erjolës dhe Romeos ka një pëlqim.

Ka qenë pikërisht Graciano, ai që ka thënë i pari se ‘më mirë do kishte qenë të ishte lidhur me Erjolën se sa me Heidin’.

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme, Graciano ka zbuluar diçka që i ka habitur të gjithë, duke thënë se kur kanë qenë jashtë, Romeo i ka shkruar disa herë mesazhe Erjolës mirëpo ajo nuk i ka kthyer përgjigje, duke ja lënë “seen”.

Kjo temë është diskutuar edhe ditën e sotme, ku dhe ka apsur disa përballje mes Gracianos dhe Erjolës, i cili tregon se ajo ia ka thënë me gojën e saj, por ajo e mohon.

Graciano: Ma ke thënë me gojën tënde nuk kam nevojë të vërtetojë gjë

Erjola: A më thua mashtruese

Graciano: Ashtu je
Erjola: Më lërë pra

Graciano: Ma ka thënë mo lali

Kjo temë ka qenë edhe pikë e një diskutimi mes Erjolës dhe Heidit.

Erjola: Nuk ka asnjë mesazh. Po ta thotë Erjola. O Heidi si bëhen shantazhet? Duke thënë që kam fakte. Fakt është fjala ime, ose merre bazë ose jo, kaq.

Heidi: Dakord, ta themi paraprakisht se nuk ka asnjë të keqe.

Erjola: Ti do me qenë e larë me veten je në rregull. Edhe unë fjalën time, ka peshë si shkëmbi të paktën në këtë histori.

/Shqip.com