Ekonomi

Rriten çmimet e prodhimeve bujqësore në Kosovë

Ilustrim

Në Tremujorin e parë 2024, indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore ka rritje për 2,8 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023.

Në publikimin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për Indeksin e Çmimeve të Prodhimeve dhe Çmimet në Bujqësi thuhet se indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rritje për 7. 3 për qind.

Ndërsa, indeksi i përgjithshëm i prodhimeve bujqësore ka rritje për 5,3%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023.

“Prodhimet që krijojnë bazë për indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore janë ndarë në dy grupe kryesore: Prodhimet bimore dhe ato blegtorale. Në kuadër të prodhimeve bimore, çmimet janë grumbulluar për këto grupe: drithëra, bimë foragjere, perime, patate dhe pemë. Në prodhimet blegtorale çmimet janë grumbulluar për blegtorinë dhe prodhimet blegtorale. Në kuadër të blegtorisë, çmimet grumbullohen për katër kategori të kafshëve: gjedhe, dele, derra dhe pula. Këto çmime janë bazuar në peshën e gjallë të kafshëve. Në kuadër të prodhimeve blegtorale çmimet janë grumbulluar për: qumësht, vezë dhe mjaltë”, thuhet në raport.

/Shqip.com