Ekonomi

Shefja e USAID tregon përfitimet për Kosovën pas vlerësimit kreditor nga Fitch Raitings

Administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power
Administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power

Samantha Power, administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), përmes një reagimi në platformën “X”, ka cilësuar si moment historik faktin që Kosova së fundmi ka marrë për herë të parë vlerësimin e saj kreditor që do të mundësojë tërheqjen e investimeve të huaja në Kosovë.

Ajo ka thënë se kjo do të ia mundësojë Kosovës rritjen në qasjen në tregjet globale të kapitalit.

“Kosova së fundi siguroi një vlerësim sovran të kredisë nga Fitch Ratings për herë të parë me mbështetjen e USAID. Ky moment historik do të tërheqë investime të huaja, do të zvogëlojë kostot e huamarrjes, do të rrisë aksesin në tregjet globale të kapitalit dhe do të ndihmojë në përshpejtimin e rritjes ekonomike”, ka thënë ajo.

/Shqip.com