Lajme

Rritët numri i të hospitalizuarëve për COVID-19 në Infektivë, para dhjetë ditësh nuk kishte asnjë

QKUK

Në Klinikën Infektive në QKUK janë shtuar rastet e hospitalizimit me COVID-19.Kjo ka ardhur si pasojë e rritjes së rasteve pozitive më Coronavirus.

Për Shqip.com, këtë e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj.

Vishaj tha se para 10 ditësh nuk ka qenë asnjë i shtrirë në Infektivë.

“Kohëve të fundit kemi rritje për hospitalizim. Dhjetë ditë më parë nuk e kemi pasur asnjë të hospitalizuar ndërsa tani janë tetë të shtrirë”, tha Vishaj.

Sipas, Vishajt, moshat e personave të cilët po trajtohen në Infektivë për shkak të COVID-19, janë nga 14 deri në 84 vjeç.

Kurse për trajtimin e të hospitalizuarëve, Vishaj thotë se zgjatë deri në dy jave e në disa raste edhe më gjatë.

Drejtori i Klinikës Infektive në QKUK, Arben Vishaj.

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është rritur dukshëm.

Siç ka njoftuar Ministria e Shëndetësie, në ë Kosovë janë gjithsej 730 raste aktive. Kurse, vetëm në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me Coronavirus 167 qytetarë.

Megjithatë, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjës gjatë këtyre ditëve.

Lexo edhe:
Rritet numri i rasteve të reja dhe atyre aktive me COVID-19, MSH-ja dhe IKSHPK-ja bëjnë thirrje për kujdes

MSH-ja ka  rekomanduar të gjithë qytetarët që i përkasin moshës +12 vjeç të vaksinohen me dozat përforcuese kundër COVID-19.

Lexo edhe:
MSH-ja rekomandon gratë shtatzëna që të vaksinohen kundër COVID-19

Megjithatë, procesit të vaksinimit mund t’i nënshtrohen edhe gratë shtatzëna.

Sipas MSH-së, vaksinimi i grave shtatzëna ndihmon në mbrojtjen e fëmijës dhe nënës nga sëmundja.

Po ashtu, edhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, ka apeluar tek qytetarët që t’i mbajnë maskat në ambiente të mbyllura./Shqip.com