Rritet numri i rasteve të reja dhe atyre aktive me COVID-19, MSH-ja dhe IKSHPK-ja bëjnë thirrje për kujdes
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Kosovë janë 468 raste aktive me COVID-19.
Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 177 qytetar.
Kurse gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes dhe janë shëruar 13 qytetarë.
Vaksinimi i qytetarëve kundër virusit është duke vazhduar.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 70 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Po ashtu, që nga fillimi i pandemisë janë dhënë afër dy milionë doza të vaksinës kundër virusit.
Ministria e Shëndetësisë, ka dalë me një apel për grup-moshat 12+, ku ka kërkuar që të njëjtit të vaksinohen me dozën e tretë.
Sipas MSH-së, vaksinimi është dëshmuar të jetë mënyra më e mirë dhe më efikase për të parandaluar infeksionin nga COVID-19, format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet nga COVID-19.
Pas rritjes së rasteve me Coronavirus, IKSHPK-ja ka kërkuar nga qytetarët që të bartin maskat në ambientet e mbyllura dhe të vaksinohen./Shqip.com