Lajme

IKSHPK bën sërish thirrje: Mbajeni maskën në ambiente të mbyllura

Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (ISKHPK), pas rritjes së rasteve me Coronavirus ka kërkuar nga qytetarët që të bartin maskat në ambientet e mbyllura dhe të vaksinohen.

“Ju lutemi bartni maskat në ambiente të mbyllura dhe vaksinohuni! Kosova shënon këtyre ditëve shtim të rasteve të reja të COVID-19 me tendencë të rritjes ditët në vijim. Fatmirësisht nuk ka raste të vdekjeve nga kjo sëmundje”, thuhet në thirrjen e IKSHPK-së.

Ilustrim

IKSHPK ka theksuar se është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështirësi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen.

Theksojmë se në raportin 24 orësh të COVID-19, janë shënuar 177 raste të reja me këtë virus.

Lexo edhe:
177 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë

Ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes./Shqip.com