Lajme

Rrëzohen drunjë dhe shtylla elektrike nga stuhia në Ferizaj, bllokohet komunikacioni rrugor

Nga moti i keq dhe erërat e forta në rrugën rajonale Ferizaj- Shtime është rrezuar një shtyllë elektrike dhe një kulm nga llamarina e një objekti, si dhe në rrugën “Epopeja e Jezercit” në Ferizaj janë rrezuar dy drunjë.

Nga këto probleme të shkaktuara nga moti i ligë është bllokuar komunikacioni rrugorë në Ferizaj.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Ferizaj, Kanun Veseli.

“Ju njoftojmë se  për shkak te reshjeve të shiut , rreth orës 19:00 në rrugën rajonale Ferizaj-Shtime (në hyrje të fshatit Lloshkobarë) është rrezuar një shtylle elektrike dhe një kulm nga llamarina e një objekti, ku është bllokuar rruga si dhe në rrugën ,,Epopeja e Jezercit’’ (afër pishinës ,,Ujëvara’’ ) janë rrëzuar dy drunjë dhe është bllokuar rruga”, tha Veseli.

Veseli tregon se për rastin është njoftuar emergjenca e Komunës, KEDS-i dhe zjarrëfiksat.

“Është njoftuar Drejtoria e  Emergjencave e komunës , KEDS- in dhe zjarrfikësit,  ndërsa patrullat policore janë vendosur në këto lokacione për të monitruar dhe drejtuar komunikacionin për në rrugë tjera/ dytësore”.

Tutje, Veseli tha se nga këto raste nuk raportohen për të lënduar por që edhe rrugët e bllokuara janë liruar

“Në ora 19:45   janë liruar të dy këto  rrugë dhe komunikacioni është duke u zhvilluar ngadalë,  për shkak të kolonës se automjeteve. Nuk raportohet për të lënduar”.

Lexo edhe:
Shkarkime rrufesh dhe stuhi shiu në disa vende të Kosovës gjatë mbrëmjes

Pas motit të nxehtë dhe temperaturave të larta gjatë ditës së sotme, në disa vende të Kosovës mbrëmja është nisur me shi dhe stuhi.

Nga disa video të publikuara nga Meteo Kosova, shihet se shiu dhe stuhi karakterizojnë motin gjatë mbrëmjes në Prishtinë, Ferizaj, Viti dhe Gjilan./Shqip.com