Lajme

Shkarkime rrufesh dhe stuhi shiu në disa vende të Kosovës gjatë mbrëmjes

Pas motit të nxehtë dhe temperaturave të larta gjatë ditës së sotme, në disa vende të Kosovës mbrëmja është nisur me shi dhe stuhi.

Nga disa video të publikuara nga Meteo Kosova, shihet se shiu dhe stuhi karakterizojnë motin gjatë mbrëmjes në Prishtinë, Ferizaj, Viti dhe Gjilan.

Meteo Kosova ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes, pritet kohë pas kohe të marrin karakter zhvillimi dhe të sjellin rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh dhe breshër.

Po ashtu është parashikuar që era do të fryjë nga kuadrati i veriut, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi 20-70 km/h! Ka mundësi të ketë dëme materiale./Shqip.com