Sport Ndërkombëtar

Roy Keane: Për Ronaldon ia vlejti basti

Cristiano Ronaldo

Roy Keane beson se kthimi në shtëpi i Cristiano Ronaldos nuk ishte një gabim.

Megjithatë, ish-kapiteni pranon se sulmuesi veteran mund të bëjë më shumë për ekipin.

Në një intervistë të dhënë për LADbible TV, irlandezi dha disa deklarata rreth CR7, raporton “Goal”.

Cristiano Ronaldo

“Mendoj se ia vlejti basti. Në pamjen më të madhe, nuk është një nënshkrim i mrekullueshëm për shkak të moshës së tij, por unë ende mendoj se ai mund të sjellë diçka në festë – dhe mendoj se ka sjellë. Por ajo që po ndodh rreth tij, nuk ka qenë mjaft e mirë”, tha Keane.

Legjenda e klubit foli edhe për herat që Ronaldo u zëvendësua ose u la jashtë.

Keane dhe Ronaldo, Manchester United

“Por unë ende mendoj se Ronaldo ndoshta mund të tregojë aftësi më të mira drejtuese. E di se ai është mërzitur një ose dy herë kur u la jashtë, ai qartësisht nuk do t’i luante të gjitha ndeshjet, por ai ende po tregon momente – ndeshjen e Tottenhamit, disa nga ndeshjet evropiane”, u shpreh ai.

Po ashtu, ish-mesfushori defanziv komentoi edhe për deklaratën e Van Gaal, i cil tha se Manchester United është klub komercial.

“Unë e di që [Louis] van Gaal kohët e fundit tha se Man Utd është një klub komercial, dhe nënshkrimi ishte pjesë e kësaj, ishte një pjesë e markës, çmimi i aksioneve”, përfundoi ai.

Roy Keane duke festuar me trofeun e Premier Ligës

Përndryshe, Keane është fitues i 17 trofeve me “Djajtë e Kuq”, duke përfshirë shtatë trofe kampioni të Anglisë, një Ligë të Kampionëve dhe katër herë të tjera ishte fitues i “FA CUP” ndër tjerash.

Roy ishte udhëheqës i Kombëtares së Irlandës në dy Botërore, njëra në 1994-tën kurse tjetra në vitin 2002./Shqip.com