Sport Ndërkombëtar

Ronaldo niset për në Dubai

E ardhmja e Cristiano Ronaldos mbetet ende e paqartë, ndërsa portugezi vazhdon të jetë në fokusin e lajmeve këto ditë, pasi u bë e ditur se po stërvitet në Valdebebas për t’u përgatitur për destinacionin e radhës.

Natyrisht jashtë Real Madridit, por kjo ka vënë alarmin, megjithëse e ardhmja e tij është shumë larg dhe në fakt ai sapo ka marrë një avion.

Sipas Sergio Quirante, ylli portugez është larguar nga kryeqyteti spanjoll për në Dubai. Parashikohet të mbyllë të ardhmen e tij sepse është lojtar i lirë, ndaj portugezi është i vendosur të zgjidhë sa më shpejt fatin e tij. Kohët e fundit është përfolur për një aventurë në Arabinë Saudite ose Katar.

/Shqip.com