Breshëri plumbash ndaj “CFO Pharma”-së Nadir Çaushollit në autostradën Tiranë-Durrës, zbulohen detaje të reja

Dy dyshohet se kanë qenë autorët e sulmit me armë zjarri ndaj “CFO Pharma”, biznesit tëNadir Çaushollit në autostradën, Tiranë-Durrës.
Njëri ka patur rolin e qitësit, ndërsa tjetri ka qenë drejtuesi i makinës, me të cilën janë larguar nga vendngjarja.
Ndërkohë mësohet se është tentuar të fshihet ngjarja e rëndë.
Sulmi me armë zjarri ka ndodhur në 02:00 të natës, ndërsa policia është njoftuar rreth orës 08:10.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 08:10, në sallën operative të DVP Tiranë, ka ardhur njoftimi se në rrugën dytësore të autostradës “Durrës – Tiranë”, gjatë natës, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të fasadës së një ndërtese.
Nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.
/Shqip.com