Qëllohet me breshëri plumbash godina e CFO Pharma
Publikuar:
(18.03.2025 10:11:14)

Godina e CFO Pharma në autostradë është qëlluar me armë zjarri gjatë natës nga persona ende të paidentifikuar.
Policia është njoftuar mëngjesin e sotëm kur punonjësit kanë shkuar në godinë.
Nga të dhënat e para mësohet se nuk ka të lënduar, përveç dëmeve materiale ne fasadën e xhamit.
CFO Pharma është në pronësi të biznesmenit Nadir Causholli.
/Shqip.com