Botërori 2026/ Short special për Kosovën, “Dardanët” gjejnë Zvicrën. Në grup edhe Suedia me Slloveninë
Publikuar:
(13.12.2024 13:43:00)
Në Nyon të Zvicrës, u hodh shorti për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Botëror 2026, që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Kanadë dhe Meksikë.
Ky do të jetë turneu i parë i zgjeruar, me 48 ekipe, krahasuar me 32 në edicionet e kaluara.
Kombëtarja e Kosovës, e cila është pjesë e grupit B, do të përballet me Suedinë, Zvicrën dhe Slloveninë në fazën e grupeve.
Ky grup është një sfidë e vështirë për “Dardanët”, që kërkojnë të avancojnë më tej në kualifikime, duke sfiduar disa nga ekipet më të forta të Evropës.
Ajo që bie në sy është përballja e “Dardanëve” mes shqiptarët që përfaqësojnë ekipin e Zvicrës.
/Shqip.com