Rozë

Romeo dhe Heidi së shpejti prindër?

Në Top Albania Radio teksa po vijonte transmetimi i ‘Big Brother Live nga Shtëpia’, ku ishin të pranishëm Romeo dhe Meritoni, ky i fundit e pyeti aktorin për planet e së ardhmes.

“Po vallaj po plako. As nuk do të vonohem fare. Po fare. Më vdekshin të gjithë. Fare. Vallaj po. Me dëshirën e Zotit lart, 29 mbush tani unë. 30 vjeç me bebe”.

Meritoni, më tej, shtoi:

“Si Bardhi. Dy prindërit i ke mirë. Mario mirë është. Ti je mirë. Me punë je mirë. Me gjithçka je mirë.”

Për ta mbyllur, ata u shprehën:

Romeo: Sa frikë kam. Çfarë nuk bën vaki…Unë dua gocë.

Meriton: Edhe unë me qejf e kisha një gocë.

Romeo: Gocat janë për baballarët.

Meriton: Po, edhe djali.

Romeo: Shiko, ne erdhëm këtu harrakat, edhe shiko si po dalim tani. Po flasim për fëmijët.

/Shqip.com