Rozë

Heidi del këtë të shtunë, thotë miku i Romeos

Romeo dhe Heidi janë në një televotim se kush prej tyre do shkojë në finale, por banorët e dinë që njëri nga çifti do të lërë shtëpinë.

Sipas Meritonit, Heidi e ka nxjerrë keq Romeon në momentin që ftoi Gracianon tek suita, ndërsa Heidi nga ana tjetër është shprehur se nëse Meritoni nuk do ishte mik me Romeon, ajo do e kishte sakatuar.

Gjatë bisedë në oborr me disa prej banorëve, ai është shprehur:

“Heidi me mua shumë keq. Nuk shkon kështu. Ajo del të shtunën. Me thënë të drejtën unë nuk e kam llogaritur kurrë Heidin, asnjëherë”, ka thënë Meritoni.

/Shqip.com