Lajme

Gjykata Themelore e Prishtinës ia cakton një muaj paraburgim Arijan Sijarinës

Arijan Sijarin
Arijan Sijarina

Gjykata Themelore e Prishtinës më 03.05.2024 ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për Arijan Sijarinën, i cili dyshohet se në bashkëkryerje ka kryer veprat penale: Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë;  asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë, dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas njoftimit për media të Gjykatës, masa e paraburgimit është caktuar pasi gjyqtarja e ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë së Prishtinës për caktimin e masës së paraburgimit.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe shqyrtimit të shkresave të lëndës, gjyqtarja e procedurës paraprake ka konstatuar se moscaktimi i masës së paraburgimit do të kishte për pasojë që i pandehuri do të asgjësojë, fsheh, ndryshojë apo falsifikojë provat e veprës penale dhe do të pengojë rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar në dëshmitarë, shtjellon më tutje njoftimi

Aty thuhet po ashtu se Gjykata ka konsideruar se më lënien e tij në liri ekziston mundësia e përsëritjes së veprës penale apo kryerjes së ndonjë vepre tjetër te natyrës se njëjtë apo të ngjashme apo përfundimi i veprës se mbetur në tentativë. Kundër këtij aktvendimi palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore.

/Shqip.com