Rodrygo e dërgon ndeshjen në vazhdime, momente magjie në Spanjë
Publikuar:
(04.05.2022 22:55:29)

Historia u përsërit.
Real Madrid e riktheu rezultatin edhe një herë.
Manchester City dhe madrilienët do luajnë në vazhdime, pasi ndeshja përfundoi me rezultat 2-1.
City e nisi takimin më mirë dhe shënoi e para.
Kur po zhvillohej minuta e 83-të, Riyad Mahrez e tundi rrjetën e vendasve, pas një asistimi të dhënë nga Bernardo Silva.
Në anën tjetër, “mbretërit” nuk u dorëzuan lehtë.
Dy gola të shënuara nga Rodrigo e dërguan ndeshjen në vazhdime.
“Santiago Bernabeu” është në festë.
Mbetet të shihet se çka do të ndodhë në 30 minutat e ardhshëm./Shqip.com