Rozë

Robert Berisha kujton nënën e ndjerë në përvjetorin e saj

Robert Berisha

Robert Berisha është këngëtari shqiptar që përherë di të marrë vëmendje.

Ai në rrjete sociale ka vendosur që kësaj radhe të bëjë një postim prekës, për të cilin reaguan familjarë, koleg dhe fansa të tij.

Bëhet fjalë për imazhin e nënës së tij, e cila ka ndërruar jete vitin e kaluar.

Roberti pati rastin të bëjë të ditur se sot është përvjetori i saj, duke shpërndarë edhe një fotografi të saj.

“Një vit pa ty, mamushi jem”, ka shkruar ai në përshkrim.

Berisha siç edhe është shprehur në intervista të shumta, ka qenë shumë i lidhur me nënën e tij./SHQIP.com