Sport Ndërkombëtar

Robben me mesazh emocionues për Riberyn

Francezi Franck Ribery në fundjavën që shkoi edhe zyrtarisht i dha fund karrierës si futbollist aktiv.

Njëri nga bashkëlojtarët e tij, holandezi Arjen Robben, me të cilin kaluar një kohë të gjatë te Bayern Munich, i ka dedikuar një mesazh prekës atij.

“Faleminderit për gjithçka miku im! Ka qenë gjithmonë një kënaqësi e madhe me ty brenda dhe jashtë fushës. Ju mund të jeni vërtet krenar për gjithçka që keni arritur. Ishte dhe do të jetë gjithmonë një nder për mua të jem pjesë e “Robbery”. Shijojeni kohën me familjen tuaj tani dhe shihemi së shpejti”, është shprehur Robben.

/Shqip.com