Lajme

Rizvanolli: Për 6 ditë mbi 6 mijë aplikime për subvencionim me pajisje të efiçiencës

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli

Ministrja e Ministrisë së Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se për gjashtë ditë kanë aplikuar më shumë se 6 mijë persona për tu subvencionuar me pajisje të efiçiencës.

Përmes një prononcimi për media pas përurimit të rinovimeve të soliterëve në Ulpianë tha se Qeveria për këtë masë ka ndarë një fond prej gjashtë milionë euro.

“Kemi filluar me një fond prej 6 milionë eurosh me masa të efiçiencës për familje për pajisje efiçiente të ngrohjes të cilat janë pritur tejet mirë nga qytetarët. Për vetëm gjashtë ditë kemi pasur më shumë se gjashtë mijë aplikime. Masa të ngjashme do të vazhdojmë si dhe në të ardhmen do të bëjmë investime të tjera sikur edhe këto që rrisin efiçiencën e ndërtesavenë mënyrë që sikur banoret edhe shteti të ketë përfitimet e veta”, tha Rizvanolli.

Tutje, Rizvanolli tha se investimet e tilla janë të nevojshme sepse kanë benifite si për qytetarët ashtu edhe për shtetin në terësi.

“Investimet e tilla janë tejet të rëndësishme posaçërisht në një kohë të tillë që po jetojmë ku çmimet e energjisë janë kaq të larta dhe kursimi i energjisë është bërë kaq i rëndësishëm. Investime të tilla kanë benifite të shumëfishta për banorët dhe për shtetin në tërësi”.

Përurohet renovimi i soliterave në Ulpianë – SHQIP.com

Në Ulpianë gjatë ditës së sotme është bërë përurimi i renovimit të soliterave.

Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), për këtë projekt ka ndarë 11 milionë euro për kursimin e energjisë ku 1 mijë shtëpi janë izoluar tërësisht dhe mbi 20 banesa shumë katëshe në shtatë qytete të Kosovës.

Kryeshefja ekzekutive e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright, ka thënë se në bashkëpunim me 40 shtet të botës dhe me Kosovën bashkëpunimi ka filluar në vitin 2017 duke investuar 49 milionë euro.

“Prej vitit 2004, MCC në bashkëpunim me 42 shtete të botës ka investuar 15 miliardë dollarë për të shtyrë përpara rritjen ekonomike dhe për të zvogëluar varfërinë”, ka thënë Albright.

Lexo edhe:

Rama: Soliterët e Ulpianës po rinovohen

Në anën tjetër, Ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier, tha se ShBA-ja do ta ndihmojë Kosovën në kapërcimin e krizës energjetike.

/Shqip.com