Lajme

Rama: Soliterët e Ulpianës po rinovohen

Kryetari i Komunës së Prishtinës përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, ka thënë se Soliterët në Ulpianë po rinovohen.

“Përveç se soliterët do të kenë një pamje më të bukur, izolimi termik me masa efiçiente të energjisë do të mundësojë uljen e shpenzimeve për banorët gjatë vitit dhe do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së ajrit në Kryeqytet”, ka shkruar Rama.

Rama është shprehur se kjo po ndodhë për shkak të angazhimit edhe të Millennium Foundation Kosovo.

Renovimi i Soliterave

“Intervenimi ka qenë i domosdoshëm për kullat ikonë të Ulpianës, dhe jam shumë i lumtur që bashkë me Millennium Foundation Kosovo jemi duke e mbështetë një projekt të tillë, nëpërmjet programit #SEEK të financuar nga Millennium Challenge Corporation – MCC, nga i cili do të përfitojnë 270 familje”, është shprehur Rama.

Sot, u takuam në punishte bashkë me Drejtorin e MFK-së, Petrit Selimi, Zëvendësdrejtoreshën e MCC për Kosovë, znj. Caitlin Reichart dhe eskpertë nga MFK, për të parë nga afër procesin e punës, ka shtuar më tutje Rama./Shqip.com