Lajme

Përurohet renovimi i soliterave në Ulpianë

Në Ulpianë gjatë ditës së sotme është bërë përurimi i renovimit të soliterave.

Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), për këtë projekt ka ndarë 11 milionë euro për kursimin e energjisë ku 1 mijë shtëpi janë izoluar tërësisht dhe mbi 20 banesa shumë katëshe në shtatë qytete të Kosovës.

Kryeshefja ekzekutive e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright, ka thënë se në bashkëpunim me 40 shtet të botës dhe me Kosovën bashkëpunimi ka filluar në vitin 2017 duke investuar 49 milionë euro.

Foto nga aktiviteti

“Prej vitit 2004, MCC në bashkëpunim me 42 shtete të botës ka investuar 15 miliardë dollarë për të shtyrë përpara rritjen ekonomike dhe për të zvogëluar varfërinë”, ka thënë Albright.

Lexo edhe:
Rama: Soliterët e Ulpianës po rinovohen

Në anën tjetër, Ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier, tha se ShBA-ja do ta ndihmojë Kosovën në kapërcimin e krizës energjetike.

“Qeveria amerikane është duke investuar në Kosovë për të zvogëluar këtë varësi që e ka nga thëngjilli dhe në afat të shkurtër është mënyra sesi mund të ndryshojë Kosova, prandaj na vjen mirë që jemi duke e ndihmuar për të rritur efiçencën”.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se ShBA-ja mbetet faktor kyç i bashkëpunimit në fushën e energjisë.

/Shqip.com