Lajme

Katërfishohet çmimi i peletit

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli

1 ton pellet kushton 740 euro ndërsa po e njëjta sasi vitin e kaluar ka qenë 180 euro.

Kështu ka deklaruar ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në Kuvendin e Kosovës, ku po diskutohet për projektligjin për çmimet tavan.

“740 euro një ton pelet. 180 euro vitin e kaluar, kemi katërfishim të çmimit të peletit, ndërkohe çmimi prodhimit është nën 200 euro, po flasim për një fitim prej 560 euro për çdo ton peleti që shitet”, tha ajo para deputetëve.

Projektligji për çmimet tavan është kundërshtuar nga ana e partive opozitare.

Lexo edhe:
PDK- AAK kundërshtojnë projektligjin për masat e përkohshme të produkteve

Shqip.com edhe më herët ka raportuar lidhur me problemet se si qytetarët pritet që të ngrohen këtë sezon dimri.

Lexo edhe:
Qytetarët në dilemë me çfarë të ngrohen, dyfishohet druri

Në mbledhjen e fundit, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndalimin  përkohshëm të eksportit dhe ri-eksportit të produkteve të drurit si lëndë djegëse.

/Shqip.com