Lajme

Qytetarët në dilemë me çfarë të ngrohen, dyfishohet druri

Dimri po afron, e qytetarët janë në dilemë se me çfarë të ngrohen

Çmimet e burimeve ngrohëse janë rritur pa dallim.

Përveç rritjes së çmimit të energjisë elektrike dhe peletit, është dyfishuar çmimi i drurit.

“Shtrenjtë boll, 70 euro metra e vjet me 40 euro e sivjet dyfish po çfarë të bëjmë sepse duhet me diçka e nuk ke tjetër rrugëdalje. Më mirë është me nxemje krejt sepse kështu edhe ajri po ndotet me qymyr sepse si të hapësh derën ose dritaren ajri është shumë i keq”, tha ajo.

Por, këtë zgjidhje nuk e kanë edhe banorët e banesave kolektive.

“Dimrit po nxehemi me hënë e me nxemje qendrore kur ka e kur nuk ka duhet me qëndru nen jorgan. Unë jetoj në katin e pestë dhe jam moshë e tretë e dru me pru dhe gjëra të tjera nuk kam mundësi e të shohim se si po na u zgjidhet situate gjatë këtij dimri. Alternativë tjetër nuk ka se përveç me rrymë ose me nxemje qendrore”.

“Faturat më lirë janë duke me ardhur se po e kursejmë pak. Faturën nuk e kam me vete por 20 euro paguaj më pak se sa që kam paguar më herët”.

Përveç dyfishimit të çmimit të drurit, është rritur edhe peleti.

Aktualisht çmimi për tonë po arrin deri në 500 euro.Derisa, zgjidhej nuk po shihet ngrohja përmes energjisë elektrike.

Sipas të dhënave të KEDS, ngrohja me energji elektrike përbën 70 për qind të faturës brenda një muaji.

“Viteve të fundit fatkeqësisht ka pasur rritje të vazhdueshme pra qytetarët janë ngrohur pjesën më të madhe me dru dhe me pelet dhe e kanë braktisë atë në favor të energjisë elektrike sepse ka qenë shumë e lirë mirëpo tash kanë ndryshuar rrethanat dhe sigurisht dhe ne jemi në vlugun e apeleve për kursim në mënyrë që të mos përdoret kjo pasiqë më nuk është alternativë që d.m.th. se ngrohja me energji elektrike nuk është e sigurt sepse nuk e dijm se a do të ketë energji elektrike a nuk do të ketë”, tha Buzhala.

Buzhala tha se rritja e konsumit është më e lartë dhe çmimet nderkombetare te energjisë janë të paprekshme.

“Rritja e konsumit është për 12 për qind në krahasim me vitin e kaluar në periudhën e njejtë. Kjo na tremb shumë sepse energjia elektrike të blehet jashtë tashmë është e pamundëshme për shkak të çmimeve marramendëse që ekzistojnë në tregjet ndërkombëtare ndërsa prodhimi vendor nuk mjafton”.

Për këtë, nga Instituti INDEP, Dardan Abazi propozon një varg masash që duhen ndërmarrë nga Qeveria.

“Ende ka kohë që të vendoset një program i gjerë në të gjitha instancat e institucioneve për të përkrahur efiçiencën e energjisë për qytetarët, për të subvencionuar peletin, aty ku është e mundshme të shfrytëzojmë edhe burimet e drurit për ngrohje në mënyrë që të gjithë qytetarëve të ju ofrohet opsioni i ngrohjes tjetër nga ai i energisë elektrike, të kategorizohen qyetarët të cilët nuk kanë alternativë tjetër të ngrohjes se përveqse me energji elektrike, të themelohet fondi i konsumatorëve ne nevojë që të mbulojë kostot për familjë që nuk mund të mbulojnë kostot e energjisë dhe të ketë një dinamikë të shtuar sa I takon subvencionimt të paneleve solare për qytetarët për të reduktuar kërkesën për energji dhe në përgjithësi të jetë një dinamikë më e gjerë dhe më e shtuar e Qeverisë për tu përballur me krizën e  cila na pret” tha Abazi.

Në mbledhjen e fundit, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndalimin  përkohshëm të eksportit dhe ri-eksportit të produkteve të drurit si lëndë djegëse./Shqip.com