Rozë Ndërkombëtar

Rita Ora dhe Taika Waititi bëjnë daljen e parë zyrtare si çift

Rita Ora dhe Taika Waititi,

Këngëtarja shqiptare më famë botërorë Rita Ora është emër shumë i përfolur në mediat rozë, shkruan SHQIP.

Ajo përveç jetës profesionale flitet shumë edhe për lidhjet e saj të shumta.

Së fundi këngëtarja është përfolur për lidhjen e saj më regjisorin Taika Waititi, të cilët nuk e kishin pohuar lidhjen e tyre pavarësisht që shume fotografi të dyshes qarkullonin në rrjet.

Pas muajsh takimesh dhe fotografish të fshehta në Instagram, Rita Ora dhe Taika Waititi bënë debutimin e tyre të parë zyrtar si çift në eventin që Rita organizoi për 4 korrik.

Pas muajsh spekulimesh, gjërat po duken zyrtare midis Rita Orës dhe regjisorit Taika Waititi, shkruan Just Jared.

Ndërsa çifti i dyshuar ishte parë së bashku më parë në dalje dhe në publik së bashku, ngjarja e tyre e parë si çift u duk të ndodhte në festën e Rita Orës për produktin e saj “Prospero Tequila” në Amerikë më 4 korrik.

Të dy Rita dhe Taika ishin të veshur me ngjyra, ndërsa pozuan me gëzim për një fotografi së bashku.

Rita kishte veshur një fustan me ngjyrë rozë dhe të artë, ndërsa regjisori i “Thor: Love and Thunder” u pa i veshur me një bluzë të kuqe, të bardhë dhe blu, teksa kishte vënë një palë syze dielli të kuqe dhe gjithashtu kishte veshur pantallona të zeza.

Rita postoi një seri fotografish në llogarinë e saj në Instagram pas ngjarjes dhe kjo është zyrtarisht dalja e parë si qift në public./SHQIP.com