Rozë Ndërkombëtar

Rita dhe Taika bëjnë tatuazh me inicialet e njëri-tjetrit

Rita Ora dhe Taika Waititi

Rita Ora dhe Taika Waititi janë duke shijuar lidhjen e tyre në maksimum.

Dyshja janë në lidhje që nga marsi i këtij viti, derisa nuk po ndahen njëri-tjetrit, shkruan Daily Mail.

Si duket, çifti ka vendosur të sakrifikojë, pasi kanë zgjedhur që të bëjnë tatuazh me inicialet e emrave të tyre.

Rita gjatë një dalje në bregdet, u vërejt se në kyçin e këmbës ka shkronjën “T”.

Në anën tjetër, Taika zgjodhi një pjesë më delikate të trupit, në fund të barkut, duke bërë shkronjën “R”.

Palët janë duke vazhduar shumë shpejt me lidhjen e tyre, derisa flitet se kanë folur edhe për një martesë të mundshme./SHQIP.com