Rozë

Rikthehet Unikkatil, publikon këngën me ‘dissa’ të fortë

Unikkatili

Unikatili ka gëzuar fansat e tij.

Kjo pasi ai është rikthyer me një projekt të ri muzikor, pas një pauzë të gjatë.

Ai ka publikuar këngën më të re publikuar në kanalin zyrtar të YouTube që mban titullin “Po eci”.

Producent i këngës është vet reperi, i cili po ashtu ka bërë miksimin bashkë me Miles.

I njohur për realizimin e këngëve pa videoklip, edhe kjo e fundit është publikuar vetëm në versionin audio.

Ndryshe në këngë i ka gjuajtur disa “kunja” drejt reperëve Fero dhe Duda, të dy me prejardhje nga Gjilani.

Deri sa Fero dhe Duda në intervistat e tyre dhe në rrjete sociale e kishin quajtur Unikkatilin “picamen”, duke aluduar se reperi në fjalë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është punonjës në piceri, ky i fundit i është përgjigjur këtyre deklaratave përmes këngës së fundit.

“Mu picamen? S’je n’veti jo. Qato nuk kom folë se shihet me kohë”.

Kujtojmë që Paloka prej vitesh jeton dhe vepron në Amerikë, ndërsa herë pas here është rikthyer me koncerte në vendlindje./SHQIP.com