Rikthehet magjia e Arbër Zenelit

Buzëqeshja është rikthyer përsëri në fytyrën e tij.
Lëndimet i ka lënë prapa krahëve.
Arbër Zeneli është rikthyer – pas shtatë muajve mungesë për shkak të lëndimeve, dhe ka arritur të lë shenja – në ndeshjen e sotme kundër Monacos.
Ai u inkuadra në lojë – në minutën e 80-të, kur Remis po pësonte humbje me rezultat 1-0.
Por, vetëm katër minuta më pas – rezulatati u barazua, pas një autogoli të realizuar nga Volland.
Teksa, në minutat shtesë të takimit, Zeneli u përkujdes që të asistojë për Nathanal Mbuku.
Rikthimi i Zenelit – është një lajm i mirë edhe për Përfaqësusen e Kosovës – pasi do e rrisë konkurencën në fazën e sulmit edhe më shumë.
Por, përkundër kasaj fitore, Reims nuk po kalon formë të mirë në këtë sezon.
Kjo skuadër gjendet në vendin e 11-të, me 31 pikë të grumbulluara.
Plot 31 pikë më pak se PSG-ja që është lidere. /Shqip.com