Kulturë

Revista letrare “Jeta e re” vjen me numrin e fundit për këtë vit

Letërsia shqipe përgjatë gjithë historisë së saj ka patur organet e saj promovuese, më konkretisht revistat letrare, të cilat ia kanë dhënë frymën, zhvillimin dhe progresin në kohë.

Këtë frymë është ka e ndjek revista letrare e traditës “Jeta e Re” e cila posa ka dalë në qarkullim numri i tretë dhe i fundit për këtë vit.

Revista hapet me tekstin “ Leximi letrar” të shkrimtares së njohur spanjolle Mariasun Landa. Ndërkaq, në rubrikën e prozës janë prezentuar tregimet: “Zbulimi i Parisit nga shqiptarët” i Besnik Mustafajt , “Ai, Ajo dhe Tjetri Ai” i Binak Kelmendit, “ Plaku dhe fotografitë” i Adil Ollurit,  “Yti, moj ti…dhe “Tej dritares” i  Miranda Haxhisë, “Sinapis Lutea” i Arif Kutleshit, “ Më pak skrupuj” i Javier Marias, “Rreziku i të shkruarit” i Henrich Boll, tregimet e shkurta “ Djemtë e zellshëm”, “Në Bolonjë”,“ Carletto dhe shërbimi ushtarak” dhe “Tash që lufta ka mbaruar” të Umberto Saba-s dhe “Miushja” i Anais Nin.

Në rubrikën e poezisë me nga një cikël poezish vijnë  autorë të njohur shqiptarë dhe të huaj, si Muhamed Kërveshi, Manjola Brahaj, Ndue Ukaj, Paul Valery, Leonard Cohen dhe Patrizia Kavalli.

Ndërkaq, në rubrikën qendrore të revistës Dossier, në një hapësirë prej katërdhjetë  faqesh, vjen Haime Sabines, njëri prej poetëve më të njohur meksikanë. Rubrikës i prin teksti “ I dënuar të jetojë” i poetit dhe eseistit Juan Domingo Arguelles, për të vijuar me një cikël të gjerë poetik të Sabinesit, si dhe prozat poetike “Të dua në dhjetë të mëngjesit,””Thua i bëjmë gjërat për t’i kujtuar” dhe “Çfarë zakoni i egër”, pastaj  “Poezia është fat i shkruar” i Ana Cruz dhe intervista me titullin “ Haime Sabines ose kuptimi i Dashuruesit” nga Hilar Himenes Treho.

Rubrika e kritikës vijon me studimin “Kryevepra e Fishtës” të Kujtim M. Shalës, për të vazhduar me  “ Proza e Koliqit” të Agnesa Beqirit, “Portreti i poetit të mallkuar” të Leonora Shatrit, “A i duhen Austen-it rrëfimtarët? A i duhen rrëfimtarët ndokujt?” të Brian Boyd-it dhe “Qasja në veprat letrare: një problem në teorinë dhe praktikën e klasifikimit” të Clare Breghtol-it.

Ndërkaq, në rubrikën e re Classicus vjen për herë të parë në shqip ( në disa vazhdime) “Retorika” e Aristotelit, përkthyer nga Ilir Breca.

Përkthyesit që kontribuan në këtë numër janë: Mira Meksi, Alket Çani, Arben Idrizi, Erion Karabolli, Alfred Beka, Arta Hallaçi, Ilir Breca, Valon Veliqi dhe Jehona Shala.

/Shqip.com