Sport Ndërkombëtar

Reus befason me skuadrën e re

Soccer Football - Champions League - Group G - Manchester City v Borussia Dortmund - Etihad Stadium, Manchester, Britain - September 14, 2022 Borussia Dortmund's Marco Reus celebrates after Jude Bellingham scores their first goal REUTERS/Craig Brough

Mesfushorit sulmues, Marco Reus, do t’i skadojë kontrata me skuadrën e Borussia Dortmundit, ndërsa në verë mund të ndërrojë ambient.

Ai nuk ka nisur negociatat për vazhdimin e kontratës me “verdhezinjtë”, ndërsa shumë skuadra të njohura po interesohen për shërbimet e tij.

“Sky Sport” i Gjermanisë të shtunën ka shkruar se menaxheri i Reusit tashmë është në Leipzig për të biseduar për një transferim të mundshëm.

33-vjeçari Reus në 12 paraqitjet e tij të para këtë edicion me Dortmundin në të gjitha garat, ka shënuar tri gola dhe ka kontribuuar me katër asistime.

/Shqip.com