Sport Shqiptar

Reprezentuesja italiane e Shqipërisë dëmtohet rëndë në stërvitje

Rrëzimi që pati mëngjesin e të martës në stërvitje i kushton shumë Lara Colturit, përfaqësueses së Shqipërisë në Botërorin e skive.

Pak orë pasi debutoi në një kampionat botëror në nivelin e të rriturve, Lara do duhet të ndalet, shkruan Supersport.

Dëmtimi që pësoi në gjurin e djathtë e ndalon sportisten e Shqipërisë, që ta mbyll këtu rrugëtimin.

Nga mediet italiane mësohet se bëhet fjalë për një dëmtim të ligamentit dhe duhet të operohet dhe mundësia e rikthimit në pistë pritet të ndodhë sezonin e ardhshëm.

/Shqip.com