Rozë

Reperi nga Tetova “bashkohet” me gruan e tij

Reperi, S4MM dhe bashkëshortja e tij,

Nuk dihet a është rastësi apo shkuan bashkë, por reperi nga Tetova, S4MM dhe gruaja e tij, Filisin janë parë së bashku, shkruan SHQIP.

Qifti ka kohë që janë ndarë nga njëri- tjetri, por S4MM ka treguar se ata  takohen kohë pas kohe  dhe se për momentin  dëshirojnë që të qëndrojnë larg.

Por, diçka është duke i ka afruar prape qiftin dhe ajo është një dasmë që qifti ishin së bashku.

Ata publikuan disa imazhe nga kjo dasmë, në të cilën ndoshta kanë bërë të ditur që larg syrit të publikut ata vazhdojnë të jenë së bashku.

Kujtojmë që S4MM vazhdon të jetë shumë aktiv në skenën muzikore shqiptare duke sjellë projekte të reja muzikore.

Projekti i tij i fundit është “ Habibi”, i lansuar një muaj më parë, i cili përkon me sezonin verorë, pasi që kënga është ritmike.

Ky projekt që nga momenti i lansimit është pritur shumë mire nga fansat duke numëruar rreth 2.6 milionë klikime./SHQIP.com