Lajme

Refuzimi i projektit për gazin, Miftaraj: Çka pritet tjetër nga një qeveri praktikante

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka kritikuar Qeverinë Kurti e cila nuk ka nënshkruar projektin e gazpërçuesit amerikan.

Në një postim në Facebook, ka shkruar se “nuk pritet diçka më mirë prej një qeverie të përbërë prej praktikantëve dhe amaterëve”.

“Qeveri që mendon se me propagandë dhe fjalë të bukura qeveriset dhe mbahet shteti”.

Të enjten, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka deklaruar se Kosova nuk e ka çuar përpara projektin për ndërtim të infrastrukturës së gazit në Kosovë, të financuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli

Sipas saj, kanë nevojë për më shumë informata “për të qenë të sigurt se ndërtimi i infrastrukturës së gazit është opsioni më i mirë për tranzicionin tonë energjetik”.

Një vendim të tillë Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e ka quajtur të drejtë, pasi sipas saj është “vendim miqësor ndaj mjedisit”./SHQIP.com

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon