Art Jetese

Receta e iftarit: Qofte me patate

Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ dhe të shijshme.

Përbërësit:

300 g mish të bluar

3 lugë thërrmija buke

1 qepë;

4 – 5 thelpinj hudhre

2 vezë;

200 g ajkë të thartë

Pak kaçkavall

Pak spec të bluar

piper të bluar

3 patate të mëdha

 vaj

Përgatitja:

Në mishin e bluar shtoni thërrmijat, qepën e grirë, hudhrën e grirë, 2 vezë, specin e bluar dhe piperin. Të gjitha këto bashkoni. Bëni çoftë të vogla. Pataten zieni dhe priteni në rrathë.

Tepsinë lyeni me vaj dhe shtrini në fund të tepsisë patate si edhe anash. Radhisni qoftet ndërkaq midis se cilës vendosni një rreth patateje.

Tundini vezët dhe shtoni ajkën dhe bashkoni. Në çdo qofte qitni një lugë ajkë. Sipër kaçkavallin e grirë në rende. Piqni në 220 gradë Celsius rreth 40 minuta derisa të skuqen mirë.

/Shqip.com