Sport Ndërkombëtar

Reali merr dhuratën, bëhet kampion katër javë para mbylljes së kampionatit

Reali i Madridit matematikisht është kampion i La Ligas (për herë të 36-të në histori) katër javë para fundit të kampionatit.

“Dhurata” për “Los Blancos” erdhi nga Girona, që mori një fitore spektakolare me përmbysje 4-2 ndaj Baercelonës në derbin katalanas.

Reali, aktualisht me 87 pikë, është i pakapshëm nga Girona, që ka 13 pikë më pak, kur janë vetëm 12 në lojë.

Barcelona, ndërkohë ka zbritur në vendin e tretë me 73 pikë, një më pak se Girona.

Pra në katër javët e fundit gara mbetet e hapur mes Gironas dhe Barcelonës për vendin e dytë.

Duhet theksuar se Girona i ka shënuar plot 8 gola skuadrës “blaugrana” në dy ndeshjet e kampionatin në këtë sezon, pasi edhe në fazën e parë e ka mposhtur thellë 2-4.

Për herë të parë në histori, Girona siguron kualifikimin në Champions.

/Shqip.com