Real Madrid: Hazard do t’i nënshtrohet operacionit për lëndimin në këmbë

Anësori belg, Eden Hazard nuk ka luajtur për klubin për më shumë se një muaj.
Sulmuesi i Real Madridit tani do t’i nënshtrohet një tjetër operacioni në këmbën e tij të djathtë, konfirmoi klubi të premten.
Reprezentuesi belg nuk është paraqitur për skuadrën spanjolle që lusjti pesë minutash kundër Alaves më 19 shkurt.
Hazard ka qenë një zëvëndësues i papërdorur në çdo ndeshje që nga ajo kohë.
31-vjeçari nuk do të rikthehet në aksion për skuadrën e Santiago Bernabeut së shpejti, pasi Madridi konfirmoi se ai kërkon një operacion.
Në një deklaratë në faqen e internetit të klubit thuhet:
“Në ditët në vijim, lojtari ynë Eden Hazard do t’i nënshtrohet një operacioni për të hequr pllakën e osteosintezës në fibulën e djathtë”.
Hazard ka startuar vetëm tetë nga 21 ndeshjet në të cilat është paraqitur për skuadrën e Carlo Ancelottit këtë sezon./Shqip.com