Sport Ndërkombëtar

Mbrojtësi polak merr vendim pas interesimit të Chelseas

Arsenali ka bindur me sukses ndërkombëtarin polak Jakob Kiwior që të qëndrojë në klub deri në janar, pavarësisht interesimit nga disa klube evropiane, sipas “TBR Football”.

Topçinjtë e kanë siguruar mbrojtësin 23-vjeçar se nëse dëshiron të largohet në afatin kalimtar të dimrit, do ta lejojnë të eksplorojë mundësi të tjera.

Kiwiori kishte konsideruar një rikthim në Serie A këtë verë, me gjigantë të shumtë italianë, duke përfshirë AC Milan, Inter Milan, Juventus, Roma dhe Bologna, të cilët shprehnin interes për blerjen e shërbimeve të tij.

Përveç skuadrave italiane, Chelsea thuhet se është i prirur për të siguruar Kiwiorin, duke shtuar konkurrencën për nënshkrimin e tij.

Rivalët e Premierligës, Aston Villa dhe Brightoni gjithashtu kanë monitoruar situatën e lojtarit.

/Shqip.com