Real Madrid fiton ndaj Cadiz, mendon për Chelsean
Publikuar:
(15.04.2023 23:38:50)

Real Madrid ka fituar në udhëtim te Cadiz me rezultat 2:0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të Kampionatit spanjoll.
Golat për “galaktikët” u shënuan në pjesën e dytë. Fillimisht Nacho Fernandez shënoi në minutën e 72-të e më pas Marco Asensio (76’) “hipotekuan” fitoren e “madrilenëve” ndaj Cadiz.
Me këtë fitore madrilenët ngjiten në kuotën 62 pikëve dhe presin vetëm “matematikën” për të siguruar një vend në Champions sezonin e ardhshëm, me kampionatin tashmë të fituar nga “katalanasit”.

Kështu, djemtë e udhëhequr nga Carlo Ancelotti kthejnë “sytë” nga ndeshja e radhës në Champions League, teksa mbrëmjen e së martës do të udhëtojnë drejt “Stamford Bridge” për ndeshjen e kthimit të çerek-finaleve të Ligës së Kampionëve.
/Shqip.com