Lajme

Reagon Vlora Çitaku për skeçin e Vedat Bajramit: Ndoshta Vedati e ka pasë pa të keq

Ish-ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku

Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës, ka komentuar reagimet ndaj skeçit të aktorit, Vedat Bajrami, të publikuar në 14 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Çitaku ka shkruar një shoqëri është duke u marrë me Stupcat e Vedatin, që sipas saj aktori mund ta ketë pasur pa të keq.

“E njëjta shoqëri nuk e diskuton faktin se udhëheqësit tanë të ditës së pavarësisë u injoruan dhe mohuan nga përfaqësuesit e shtetit sot”, ka shkruar Çitaku.

Vedat Bajrami, ka publikuar një video në rolin e Jakup Krasniqit, ish-kryeparlamentarit të Kosovës, i cili tashmë gjendet në Hagë.

Rreth këtij skeçi ka pasur reagimet të shumta edhe nga familjarët e Krasniqit.

Ku vajza e ti, Gresa Krasniqi, i ka reaguar ashpër Vedatit duke i thënë se je arsyeja numër një pse asnjëherë s’më ka pëlqyer humori kosovar.

Pas kësaj ka reaguar edhe regjisori kosovar, Ardi Islami, ku ka thënë se nuk e përkrah atë lloj humori dhe sipas tij video të tilla janë të pakuptimta./Shqip.com

Lexo edhe:
Regjisori kosovar për skeçin e Vedat Bajramit: Nuk është hera e parë që Stupcat tallen me UÇK-në